Një gjyqtar amerikan ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kontrovers në Teksas, që ua ndalon abortin grave. Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për ta penguar zbatimin e ligjit, përderisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij. Sipas tij, “grave u është ndaluar në mënyrë të paligjshme që të kontrollojnë jetët e tyre”.
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar këtë vendim si të rëndësishëm për kthim të të drejtave kushtetuese të grave.
Një numër i klinikave në Teksas, kanë thënë se janë duke bërë plane për të rikthyer abortet “sa më shpejt që është e mundur”.
Grupet kundër abortit, në anën tjetër, kanë akuzuar gjyqtarët për “ushqim të industrisë së abortit”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar ligjin si “sulm të pashembullt” ndaj të drejtave të grave, mirëpo guvernatori i Teksasit, e ka mbrojtur atë duke thënë se “liria më e madhe është vetë jeta”.