Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Nisur nga kjo, Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj.

Këngëtarja ka treguar se pas lindjes së Ajkës ka pasur dyshime për kancer gjiri, por fatmirësisht gjithçka ka qenë në rregull. Ajo ka shtuar se pas atij momenti bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. E ndaj këtë gje me Besin dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, ka treguar Xhensila.

Përpos kësaj, ajo ka bërë dhe një gjest shumë human për të gjitha vajzat dhe gratë që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo ka njoftuar se të gjitha fitimet që do të ketë përgjatë këtij muaji nga linja e saj e produkteve do të shkojnë në ndihmë të tyre.