Paloma, Arditi, Iliri dhe Fifi kanë vuajtur “dënimin” për shkak të thyerjes së rregullave në një ambient të shtëpisë larg luksit dhe pa pasur mundësinë që të komunikojnë me banorët e tjerë.
Teksa kanë qëndruar me njëri-tjetrin ata nuk kanë humbur kohë dhe kanë komentuar mbi programin “Për’puthen”.
Ka qenë pikërisht Arditi ai, i cili ka thënë se ky format krijohet mbi bazën e një skenari, gjë që është mbështetur dhe nga banorët e tjerë që kanë qenë prezentë.
Momenti kur Arditi bëri këtë deklaratë është publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother Vip”, por brenda pak minutash është fshirë.
Kjo gjë është aluduar jo rrallëherë në media duke qenë se “Për’puthen”, sidomos vitin e shkuar është shoqëruar me skandale të shumta.
Kujtojmë se Arditi këtë javë është një ndër të nominuarit që rrezikon të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Ai dhe Monika kanë pasur herë pas here debate që kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit të së martës.
“Unë i tilë jam, dua ta jetoj eksperiencën në Big Brother pa asnjë lloj filtri, ashtu siç unë jam. Kam arritur fatmirësisht të bëj shumë gjëra në jetë, të cilat mund t’i bëj dhe këtu. Nuk bëj gjëra për të rënë në sy dhe gjendem nëpër situata, sepse dua të jem aktiv”,- tha Arditi gjatë debatit me Monikën.
Në ato momente të tjerët qeshën dhe Monika replikoi
“Ti nuk gjendesh fare në situata. Ne jemi duke biseduar, ti as se ke idenë për çfarë flasim dhe vjen si pilaf. Kjo gjë po bëhet e shpeshtë dhe është dashur të tërheqim vëmendjen. Unë dua të bisedoj, po Arditi duhet të dëgjoj.”