Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, në intervistën e gjatë me Jorge Valdano, foli për Lionel Messin dhe ardhjen e tij në PSG:

“Ai është një figurë botërore. Ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Të kesh Leo eshte një dhuratë e jetës!

Askush nuk e priste që te Barcelona të kishte mbaruar aventuren, as vete ai.

Presidenti, Leonardo dhe klubi bënë një punë të madhe për ta nënshkruar atë. Në Paris, kishte pritje të mëdha për të, por edhe në pjesën tjetër të botës.

Leo është i pabesueshëm. PSG bëri ai ndihet mirë që në fillim dhe mendoj se do të kthejë diçka mbrapsht.

Ai ndjen përgjegjësinë për të kthyer dashurinë që klubi i tregoi atij.

Nënshkrimi i tij? Ishte gjithçka kaq shpejt, një surprizë. As ai nuk e priste. Një telefonatë nga klubi dhe të nesërmen tashmë kishte një shans. Klubi bëri një punë të çmendur që të kishte gjithçka gati për ardhjen e tij në pak ditë”