Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 76’. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet me të djathtën dhe mposht Berishën duke e çuar rezultatin në 0-1 në favor të polakëve.

Kjo situatë ka ndezur tifozët kuqezinj të cilët nuk i kanë përmbajtur nervat dhe kanë qëlluar me shishe ndaj futbollistëve polakë.

I ashpër ka qenë edhe arbitri i ndeshjes, i cili pas këtij veprimi të tifozëve ka tërhequr lojtarët jashtë fushe.