Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton duke cituar pallatin mbretëror se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer disa kontrolle mjekësore. Ajo është kthyer në pallatin mbretëror të nesërmen, në gjendje të stabilizuar mjekësore. Në një deklaratë të enjten mbrëma, pallati mbretëror tha:
“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”. Ditën e djeshme mbretëresha anuloi vizitën për në Irlandën e Veriut pas këshillës së mjekëve. Ajo pranoi pas disa këmbënguljesh të ndryshonte axhendën e saj, duke thënë se ishte shumë e mërzitur për këtë fakt.