Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë në disa fshatra në Tiranë.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se ndërprerja e energjisë do të jetë në Rinas, Cerek, Bruk, Prezë dhe zona e Shark.
Këto zona do të ketë mungesë energjie gjatë intervalit kohor 09:30-13:30, pasi do të kryhen punime në disa fidera të NST Vorë dhe NST Valias.