Mero Baze
E vetmja përgjigje sinqertë që i vë kapakun çdo debati nervoz rreth foltores së Berishës dhe të ardhmes së saj është pushtimi I selisë së PD nga mbështetësit e Berishës. Është një nga gjërat më origjinale që di të bëj Sali Berisha për të frymëzuar njerëzit e vet. Në betejat e tjera ngec dhe bëhet I paqartë. Në betejën rreth shkeljes së statutit nga Lulzim Basha është I paqartë. Është I paqartë përse do të mbledh Kuvendin, përse do të mbledh Këshillin Kombëtar, çfarë do të kërkoj në peticion, cilat ndryshime ligjore kërkon të bëje, etj. Pasi nuk e mban dot një qëndrim për gjithë këto telashe juridike, I bie shkurt dhe thotë do të pushtojmë “selinë e shenjtë” të demokratëve. Njësoj si ai dhe mbështetësit e tij. Ata kanë krijuar stereotipin e problemit që ka PD dhe ky problem sipas tyre është tradhtia e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës. Pra Lulzim Basha nuk u kërkua të shkarkohet asnjëherë, as kur ka humb zgjedhjet, as kur ka lënë jashtë liste njerëz me emër në PD, as kur ka bojkotuar parlamentin, apo zgjedhjet, por u dashka pushkatuar pse ka “tradhtuar” Sali Berishën. Dhe meqë ky është një argument I dobët për shkarkimin e tij sërish si zgjidhje propozohet “pushtimi I selisë së shenjtë” të demokratëve.
Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm në medie, kur nuk gjejnë dot argumente logjike se çfarë ka bërë Lulzim Basha tani që duhet të shkarkohet, dhe nuk e ka bërë këto tetë vite, zihen ngushtë që është thjesht halli I Sali Berishës dhe argument kanë që Berisha do t’i pushtoj selinë atij nëse nuk ikën. Pra është e qartë që problem është se Basha ka tradhtuar Sali Berishën dhe po aq e qartë që zgjidhja është të pushtojmë me forcë selinë e PD dhe ta zbojnë. Gjithë debatet e tjera janë pa vlerë dhe nuk ngjisin në opinion. Të vetmet gjëra që mbesin në mëndje të njerëzve janë që Berisha është tërbuar se e ka tradhtuar Basha dhe se atë do ta zbojnë duke pushtuar selinë.
Kjo në fakt është dhe gjëja më origjinale e Sali Berishës. Hakërrimi I tij përmes forcës ndaj kundërshtarëve ka qenë e vetmja gjë që ka bërë 30 vjet, edhe pse asnjëherë nuk ka fituar prej saj. Gjithnjë ka humbur pikërisht kur ka dashur të bëj si I fort. Ka humbur më 1997 dhe nuk dinte ku të fshihej pasi tentoi të përdor forcën kundër qytetarëve, ka varrosur PD më 1998, kur keqpërdori vdekjen e Azem Hajdarit dhe pushtoi zyrat e shtetit dhe TVSh, ka humbur më 21 Janar kur vrau katër qytetarë, pse demonstronin para selisë së kryeministrisë dhe ka humbur çdo përballje force me kundërshtarët në jetën e tij opozitare. Heshtja e Lulzim Bashës dhe injorimi I kërcënimeve, janë një joshje dhe më e madhe për Sali Berishën që ti forcoje ato. Nuk di nëse Basha e ka taktikë që të përdor heshtjen e tij, si beze të kuqe, që ta tundoj Berishën, të kapërcej gardhin e SHQUPIT, apo e ka të rastësishme, por në fakt, ai ka shanse ta degradoj përfundimisht foltoren duke e kthyer në një skenë filmi ku ai prap do të fitoj si soditës.