Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflktuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022 si edhe do të ketë edhe një rikualifikim të të gjithave pikave hyrëse dhe dalëse në Shqipërisë.

” Në buxhetin e vitit 2022 është mbështetur pastrimi i territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Fond rerezve për mbetjet që do të ecë paralel me performancën e bashkive, sidomos në bashkitë bregdetare. Ndërhyrje e qeverisë dhe fondi rezervë. Rikualifikim të të gjitha pikat hyrëse në të gjithë Shqipërisë. Prioriteti i bregdetit për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mbetjeve janë kryesore”, tha Kumbaro.