Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.
“Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t’iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. o të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, ata e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre”, tha Rama.