Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri ndau pamje nga ky samit ku janë të pranishëm krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve dhe udhëheqësit e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në Brdo pri Kranju, jo shumë larg nga kryeqyteti slloven Lubjanë, zhvillohet sot samiti mes Bashkimit Europian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin për riafirmimin e perspektivës së integrimit evropian të rajonit.