Kryeministri Rama ditën e sotme ka vizituar Belshin, ndërsa krahas pamjeve që ka publikuar në “Facebook”, shton se përmes financimit të FSHZH-së, Belshi po merr një formë tjetër modeli të ekoturizmit.

“Aty ku me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merr formë një tjetër model i ri i ekoturizmit, pranë një prej liqeneve të magjishëm të zonës, e cila nga një ferr rrënojash e plehrash, prej ku të gjithë vetëm iknin, po kthehet në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale”, shkruan kryeministri krahas pamjeve.