Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata punonjës të bashkisë Lushnje që kanë firmosur për ndërtimin e karburantit që u shemb një ditë më parë do të shkojnë në prokurori.
“Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete, ku nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për leje të paligjshme për karburante hyni te rrugët kombëtare, nuk e di a e patë karburanitn e prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes, sepse nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin për rrugët kombëtare. 20 metra nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë. Pa diskutuar se as pas 20 m nuk mund të diskutohet asgjë nëse është tokë buke”, u shpreh Kryeministri.