Kryeministri Rama ka postuar një video të veçantë në Tik Tok gjatë takimit të zhvilluar me nxënës e studentë në Durrës, për strategjinë e re kombëtare për rininë.

Në sekuencën e postuar shihet Rama së bashku me një studente nga Durrësi e cila punon në Poloni dhe Amerikë, por online nga shtëpia e saj.
“Banon në Durrës? Punon në Amerikë dhe Poloni?”, shkruan Rama.

“Se më thonë mua çfarë thotë ky, punon në Poloni dhe Amerikë dhe rri në Durrës pa lëvizur nga shtëpia”, dëgjohet të thotë Rama në video

 

@ediramatiktok

Banon në Durrës? Punon në Amerikë dhe Poloni?

♬ original sound – EdiRamaTikTok