Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shet, pasi e shet në kohë kur ka reshje me tepri.
‘Sot fle më pak se çdo qytetar sepse ndjej shqetësimet e qytetareve dhe do të bëjmë gjithçka, kjo është shtëpia e përbashkët, kemi mundësi jo të pakufizuara dhe nuk mund ti bëjmë hesapet ndryshe nga shtëpia e vogël e çdo qytetari. Nuk mundet dot që për shtëpinë e madhe t’i bëjmë hesapet ndryshe. Të ardhurat dhe të mirat nuk vijnë nga qielli vijnë nga puna. Është mirë të dëgjojmë njëri tjetrin. E kam të pamundur të vrap bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë sepse kërkesa është më e lartë. Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe shtëpive të shqiptarëve. Meqë rritet çmimet rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës.’- tha Rama.