Kryeministri Edi Rama takoi sot në Abu Dabi, ku po merr pjesë në punimet e “World Policy Conference”, Thierry de Montbrial, shefin Ekzekutiv të Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference”.
Kryeministri Edi Rama postoi momente nga ky takim, ndërsa merr pjesë si i ftuar nderi në “World Policy Conference”.
Konferenca mbahet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu-Dabi, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë bota.