Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë për virusin 501 qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se testet për sot ishin 3,042 testime. Rastet pozitve janë konfirmuar, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.

Ndërkohë, janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 575, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021) Raste të reja ditore 501 Të shëruar në 24 orë 575 Të shtruar në spitale 160 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3042 Testime totale 1,243,246 Raste pozitive 175,664 Raste të shëruara 166,009 Raste Aktive 6,872 Humbje jete 2,783 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3015 Durrës 839 Fier 707 Shkodër 552 Vlorë 325 Elbasan 320 Lezhë 255 Berat 228 Gjirokastër 210 Kukës 156 Korçë 142 Dibër 123