Rezultatet e para të zgjedhjeve legjislative në Republikën Çeke japin lëvizjen centriste Ano, të udhëhequr nga kryeministri populist Andrej Babis, me 31 për qind të votave, e ndjekur nga konservatorët e Spolu me 23,44 për qind.
Partia Pirate, Kryebashkiakët dhe të Pavarurit ndjekin në listë me 12,51 për qind, kurse ekstremistët e SPD-së me 10,81 për qind. Pjesëmarrja në votime është midis 63 dhe 70 për qind.