Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jenë në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.