Sezoni i dimrit, bashkë me temperaturat e ulëta, sjell reshje dëbore dhe ngrica, kjo veçanërisht në zonat malore, çka krijon probleme në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati planin e masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit.
Plani i masave përfshin angazhimin e mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar edhe sasia e nevojshme e kripës që do të hidhet në rrugë, për të eliminuar ngricat.
“Jemi gati me mjete punëtorë dhe kripën e depozituar për përballimin e çdolloj situate”. Periudha e mirëmbajtjes dimërore fillon në datën 15 nëntor dhe vazhdon deri më 31 mars, por nisur nga njoftimet e MeteoAlb për rënie të ndjeshme të temperaturave dhe nisjes së reshjeve të borës në zonat malore filloi menjëherë puna për përgatitjen e mirëmbajtjes dimërore përpara sezonit, për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset kombëtare të vendit”, bën të ditur ARRSH.