Vijon linja e ashpër e Josè Mourinhos ndaj lojtarëve të përjashtuar nga ndeshja ndaj Napolit pas humbjes me Bodo/Glimt. Mayoral, Villar, Reynolds dhe Diaëara do të qëndrojnë në Romë, ndërsa Marash Kumbulla rikthehet në skuadër. Sipas mediave italiane, shqiptari kthehet pasi më shumë për nevojë (kundër Napolit nuk kishte lojtarë qendrorë në stol) se sa për bindje të vërtetë.
Mourinho, i skualifikuar, nuk bëri konferencën e zakonshme para ndeshjes. Roma nuk i ka bërë të ditur grumbullimet e lojtarëve që nga fillimi i sezonit, por në heshtjen absolute të trajnerit, klubi e ka bërë këtë. Mourinho, edhe në Cagliari, zgjedh të sjellë të rinjtë e Primaveras në pankinë, kundër Milanit pastaj të shohim. Një tension që ende nuk dihet se sa do të vijojë, por për Kumbullën është shansi i reagimit.