Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkon riorganizimin e inspektorateve dhe forcimin e kontrolleve anti-COVID në territor. Ditën e sotme, ministrja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duke ua bërë të qarta kërkesat.
“Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave antiCovid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo publike me qëllim garantimin e standardeve të cilësisë” mbyllet postimi.
Prej shtatorit, me hyrjen e stinës së vjeshtës në Shqipëri janë rritur numrat e të infektuarve dhe vik timave.