Rryma ajrore polare që qarkullon në hemisferën veriore, ndërroi papritur drejtim duke u spostuar rreth 9 milje në kurorën e planetit. Lajmi ka trembur jo pak ekspertet të cilët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për pasojat e këtij fenomeni.
Kjo rrymë erërash të forta që ndajnë ajrin e ftohtë të Arktikut nga ai i ngrohtë i jugut, është përgjegjëse për zhvendosjen e motit nga perëndimi në lindje në mbarë SHBA-në, mbi Atlantik dhe në Evropë. Ajo kontrollon praktikisht nivelin e reshjeve dhe ngrohtësinë e këtyre rajoneve.
Por sipas një studimi të fundit, rryma po spostohet drejt veriut me ngritjen e temperaturave globale. Kjo për shkak se ekuilibri i brishtë i ajrit të ftohtë e të ngrohtë, që e ka mbajtur deri më tani në një vend, është trazuar.
Nëse emetimi i gazeve shkaktare të efektit serë vazhdon me të njëjtat ritme, paralajmëron studimi më i fundit, atëherë deri në 2060-tën, kjo rrymë do të dalë nga kufijtë e saj të zakonshëm, duke sjellë një kaos të moti në Evropë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët thonë se eventet ekstreme të motit si thatësirë e valët e të nxehtit përvëlues do të shtohen, ndërsa në rajonet veriore të Evropës e Skandinavi, do të shtohen reshjet dhe përmbytjet.