Vala e katërt e infeksioneve nga COVID-19 po regjistron numra shqetësues në Rumani, ku në 24 orët e fundit ka pasur 10 887 raste të reja dhe 169 vdekje.
Kryeqyteti, Bukureshti, është prekur veçanërisht ditët e fundit, ku incidenca e infeksionit ka arritur në 7,5 për qind për çdo 1 000 banorë, një përqindje e madhe nëse merret parasysh se vetëm një muaj më parë ishte 0,85 për qind.
Rifillimi i papritur i pandemisë me rritjen e mprehtë të rasteve ka detyruar autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese për popullsinë.
Përveç paraqitjes së një testi negativ, do të jetë e detyrueshme edhe paraqitja e certifikatës së vaksinimit për të hyrë në restorante, vende publike, si kinema, teatro dhe salla koncertesh, si edhe në festa private, siç janë dasmat dhe pagëzimet.
Gjithashtu, do të jetë e detyrueshme mbatja e maskës në të gjitha vendet publike brenda.
Sistemi shëndetësor dhe spitalor është sërish nën presion të madh, me njësitë e kujdesit intensiv që tani janë në kolaps.