Është hedhur sot në Monaco edhe shorti i Conference League. Egnatia, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në këtë kompeticion, ka njohur 6 kundërshtarët.
Kampionët e Shqiëprisë, që për herë të parë në histori kanë shkuar në grupet e një kompeticioni europian, do të ndeshen me Braga (Portugali), Midtjylland (Danimarkë), Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Arhaus (Danimarkë), Universitatea Craiova (Rumani) dhe Zalgiris Kaunas (Lituani).
Egnatia do t’I luajë ndeshjet e saj si skuadër pritëse në stadiumin “Air Albania” dhe jo në “Egnatia Arena).










