Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milan-it, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport në të cilën ka folur për kuqezinjtë:

“Porto ka dominuar kundër Milan-it dhe ka fituar me meritë. Komplimente Pioli-t dhe lojtarëve të tij që nuk kanë kërkuar justifikime, një shenjë pjekurie dhe autokritike që të bën të shpresosh për të ardhmen”, ka thënë Sacchi.

“Në Porto, Milan është përballur me një kundërshtar që ka lëvizur në fushë me inteligjencë dhe bashkëpunim maksimal. Kuqezinjtë kanë vuajtur, nuk kanë arritur të jenë një kolektiv në nivel të barabartë me kundërshtarin”, ka shtuar ish-trajneri.

“Këtë herë zëvendësuesit e titullarëve që nuk ishin në dispozicion kanë lënë për të dëshiruar: ka qenë një mbrëmje negative, shpresohej te një mrekulli tjetër që nuk ka ardhur. Pioli do të duhet të analizojë se cilat janë shkaqet e një paraqitjeje shumë modeste. Punë të mbarë Stefano”.