Në prag të samitit të Sllovenisë shefi diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar se BE dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtën përgjegjësi për të ardhmen.

Investimi në fuqizimin e njerëzve të Ballkanit Perëndimor do të thotë investim në një Evropë më të fortë, tha Borrell.

“Në këtë samit të BE -së dhe Ballkanit Perëndimor do të diskutojmë përgjegjësitë për ndërtimin e një Evrope të bashkuar paqësore dhe të begatë. Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës ndaj duke investuar në fuqizimin e njerëzve në këtë rajon, në po investojmë në një Evropë më të fortë”, është shprehurZv.president i KEJosep Borrelli.

Kreu i diplomacisë së BE-së e samitin slloven vlerësoi si ngjarjen më të rëndësishme në një nivel të lartë në marrëdhëniet mes palëve.

Ndërkaq kancelari austriak Sebastian Kurz para se te marrë pjesë në Samitin e së Martës tha se Ballkani Perëndimor duhet t’i ofrohet një perspektivë e besueshme e pranimit në përpjekjet për reforma.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse duhet të kujdesemi për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Nëse lëmë një vakum në Ballkan, vendet e tjera, si Turqia dhe Kina, do ta mbushin atë paralajmëroi Kurz.