Rreth 15 % e pacientëve që e kanë kaluar covidin vuajnë ende pasojat post covid ,madje disa prej tyre i janë rikthyer sërish spital për shkak të komplikacioneve të rënda që u janë shkaktuar.
Në ish-sanatoriumin e Tiranës përveç pacientëve post covid vijnë edhe ata me probleme pulmonare.
Por covid 19 tek pacientët me sëmudnje kronike ua ka agravuar edhe më shumë patologjitë që ata kanë pasur më parë se të prekeshin nga covid.
Mjekët këshillojnë personat e prekur nga covid që edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen të mos neglizhojnë çfarëdo lloj simptome ,por të konsultohen me mjekun për të parë se cilin organ i ka dëmtuar.