Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit dhe drogës. Këtë të mërkurë janë firmosur disa emërime në Tiranë dhe disa qytete të tjera nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në Tiranë janë emëruar 5 lëvizje në komisariate. Dy emërime janë bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agim Hoxha dhe Edmond Meshini, me detyrë specialist. Kurse Julian Qyta është emëruar me detyrë shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Kavajës dhe Shijakut, komisar Sali Skura është emëruar në krye të Komisariatit Shijak, ndërsa Emiljano Pashaj në Komisariatin e Kavajës.

Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
Altin Lila – Komisariati nr. 3
Petrit Halo – Komisariati nr. 4
Oliger Torba – Komisariati nr. 5
Sali Skura – Komisariati Shijak
Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë