Padyshim që shumë e kemi pritur sezonin e një prej shenjave më të përfolura te zodiakut, siç është akrepi. Pas sezonit të peshores që u shoqërua edhe me Mërkurin në retrogradë, po kalojmë një kohë më intesnsive emocionalisht. Kjo do të thotë lamtumirë Venus (sundimtari planetar i Peshores), dhe përshëndetje Mars (sundimtari planetar i Akrepit).

Sezoni i Akrepit 2021 do të jetë më fatlumi për Demin, Gaforren dhe Akrepin në veçanti, kështu që këto tre shenja më mirë të shtrëngohen, sepse gjërat nuk do të ngadalësohen për a përkundrazi.

Sezoni i Akrepit ka të bëjë me intensitetin emocional, por mos u mashtroni. Kjo nuk do të thotë që në të vërtetë do t’i ndani ndjenjat tuaja me dikë, thjesht do t’i ndjeni ato intensivisht. Kjo është një kohë ku cenueshmëria mund të mos jetë e preferuara juaj, por për të krijuar marrëdhënie të thella dhe intime me të tjerët, është një domosdoshmëri. Ndërsa shumë nga shenjat e zodiakut mund të mos punojnë mirë me këtë energji, Demi, Gaforrja dhe Akrepi do ta përjetojnë ndryshe. Ja çfarë mund të presë çdo shenjë:

Demi-Kjo është një periudhë ku ju od të fokusohëni më shumë të mardhëniët tuaja. Dhe sezoni i akrepit do t’ju shtyj që të krijoni lidhje më të fortë në këto nmardhënie. Ju nuk pëlqeni të jeni shumë të lidhur emocionalisht por këtë periudhë njdenjat tuaja do të rritën dhe partneri juaj do të jetë shumë i lumtur të përfshihet në të njëjtën gjëndje emocionale.

Gaforrja-Ju jeni shënjë uji njësoj si akrepi dhe ndaj ky sezon nuk ju frikëson ashtu si shenjat e tjera. Në fakt, ju prireni të lulëzoni gjatë kësaj kohe. Ndërsa dielli udhëton nëpër shtëpinë tuaj të pestë të romancës, kënaqësisë dhe vetë-shprehjes, do të ndiheni të etur për të eksploruar dinamikën e ndërlikuar emocionale të çdo interesi të ri të mundshëm dashurie gjatë kësaj kohe. Ju jeni dikush që e dini gjithmonë saktësisht se si ndiheni dhe sezoni i Akrepit do t’ju lejojë të dyfishoni instinktet tuaja

Akrepi-Dielli që lëviz nëpër shtëpinë tuaj të parë të vetes po ju vë në qendër të vëmendjes. Pavarësisht nëse doni apo jo vëmendjen, ju jeni edhe më magnetik se zakonisht për momentin. Prisni më shumë vëmendje, por gjithashtu prisni që të jeni në gjendje ta trajtoni atë me lehtësi. Ju zotëroni një energji si askush tjetër, dhe sezoni juaj është koha e përsosur për t’u njohur dhe vlerësuar.