Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se delegacioni amerikan do të takohet të shtunën dhe të dielën në Doha të Katarit, me përfaqësues të lartë talebanë. Agjencia e lajmeve Reuters, e cila raportoi së pari për bisedimet, tha se delegacioni amerikan do të përfshijë zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe agjencitë amerikane të zbulimit.

Delegacioni amerikan do të ushtrojnë trysni mbi talebanët për të siguruar kalimin e sigurt nga Afganistani për qytetarët amerikanë, si dhe aleatët afganë. Delegacioni amerikan gjithashtu thuhet se do t’i mbajë talebanët përgjegjës për angazhimin e tyre për të mos u bërë strehë për al-Kaidën apo terroristët e tjerë dhe të përmirësojnë qasjen për ndihma, ndërsa Afganistani përballet me një krizë humanitare në rritje dhe një krizë ekonomike.

Një zëdhënës i talebanëve tha se në bisedime gjithashtu do të rishqyrtohet marrëveshja e paqes që talebanët nënshkruan me Uashingtonin në vitin 2020, e cila hapi rrugën për tërheqjen përfundimtare të Shteteve të Bashkuara. Që kur talebanët morën pushtetin, ekstremistët e Shtetit Islamik kanë shtuar su lmet ndaj grupit militant, si dhe pakicave etnike dhe fetare. Të premten, një su lmues vetëvr asës i IS IS-it vr au të paktën 46 myslimanë të sektit shiitë dhe pla gosi dhjetëra të tjerë në su lmin më të përgja kshëm që nga largimi i Shteteve të Bashkuara.