Dashi: Pas datës 7 do të keni një kalim të rëndësishëm të Venusit në shenjën tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit duan të përjetojnë vazhdimisht emocione të reja dhe mërziten shpejt nëse kanë në krah të njëjtin person çdo ditë. Data 10 është dita e duhur për të folur dhe për t’u kuptuar.
Demi: Datat 2 dhe 3 mund të karakterizohen nga tensione në planin personal. Do të keni vazhdimisht debate për sa i takon shtëpisë, kujdesit për fëmijët dhe shpenzimeve. Prej muajsh jeni ndër shenjat më me fat në dashuri, pasi bëni gjithçka për lidhjen.
Binjaket: S’duhet harruar që jeni njerëz me intuitë të jashtëzakonshme. Tetori s’është muaj ndarjesh, as tensionesh, megjithatë do të keni disa debate kalimtare për gjëra të parëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhënien tuaj, sidomos pas datës 18. Do të jenë kalimtare situatat në të cilat do të ndikojë profesioni në dashuri.
Gaforrja: Datat 12, 13, 19 dhe 20 do të karakterizohen nga debate dhe diskutime, ndaj ruani gjakftohtësinë. Tetori nuk është një muaj që karakterizohet nga pasioni i madh, por kjo s’do të thotë që do të ketë situata të pazgjidhshme. Raportet që janë prej kohësh në krizë duhen zgjidhur njëherë e mirë, pasi në tetor dhe në nëntor do të udhëhiqeni vetëm nga zemra.
Luani: Këtë muaj, ndjenjat janë në plan të parë, ndaj dita e duhur për të folur për ndjenjat është data 10. Ky muaj karakterizohet nga dëshira për një histori të re. Stresi i shkaktuar nga puna do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale, sidomos në datën 28. Ata që kanë një lidhje jashtëmartesore duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi ka mundësi të moa ia hedhin paq.
Virgjëresha: Duke filluar nga data 7, dashuria s’do të jetë më përparësia juaj. Ata që janë të martuar prej vitesh dhe kanë mosmarrëveshje, nuk bëjnë mirë që t’i lënë sqarimet pikërisht në këtë muaj. Ditët vendimtare për t’i dhënë dikujt duart janë datat 10, 17 ose 24. Ndonjëherë duhet të arsyetoni dhe ta pranoni realitetin.
Peshorja: Më datë 10, të gjithë planetët e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj duhet të çliroheni nga pesha të kota, të veproni dhe të mos ngatërroheni në histori të pamundura. Duhet të jeni realistë, ndonëse data 19 do të karakterizohet nga kontradiktat.
Akrepi: Dashuria zgjohet, madje do të keni mundësinë të bëni njohje të veçanta. Mërkuri do t’ju befasojë gjatë dy fundjavave të para të muajit, në datat 9, 11, 16 e 18. Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të sinqertë apo një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra. Ata që mbajnë fëmijë duhet të diskutojnë për shpenzimet e tyre. Të ndarët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët pas muajsh lufte.
Shigjetari: Ndryshimi është i bukur nëse jeni të gatshëm të pranoni të rrezikoni paksa. Ata që nuk mund të veprojnë sipas dëshirës për shkak të detyrimeve familjare ose përgjegjësive të ndryshme, tani mund të lirohen paksa. Ata që duan prej kohësh të ndërrojnë shtëpinë, mund ta bëjnë tani. Duhen shmangur debatet gjatë ditëve të ngarkuara, sidomos më datë 14. Tani keni mundësinë të bisedoni me një ortak për të sqaruar çështje të lëna pezull.
Bricjapi: Në dashuri vendosni ju, sepse tani keni në dorë letrat më të mira. Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë.
Ujori: Ujori kërkon të sistemohet tani në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Kush bashkëjeton prej vitesh me një Ujor, krejt papritur do t’i shohin këta të fundit me një sy tjetër. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz! Do të ketë rregulla të reja dhe stil të ri jete.
Peshqit: Çiftet e reja duhet të zgjidhin një çështje praktike që ka lidhje me shtëpinë ose të ardhurat. Shkëputuni nëse rritet tensioni pas datës 14. Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos e merrni shumë seriozisht dhe të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Tregohuni të duruar, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë muajit nëntor.