Pas krizës energjitike dhe rritjes së çmimit të karburanteve që ka përfshirë të gjithë botën, informacione të shumta po iu serviren qytetarëve, disa prej tyre të vërteta e disa jo. Një lajm i pasaktë ka qarkulluar edhe në mediat e vendit ditëve të fundit ku thuhet se Shqipëria renditet e para në rajon për çmimin e lartë të karburanteve, benzinë, gaz dhe naftë. Por duke parë shifrat e çmimeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjës e vërteta është krejt ndryshe pasi në asnjë prej kategorive të karburanteve, Shqipëria nuk e ka çmimin më të lartë.
Lista e çmimeve të karburanteve për të gjitha vendet e Rajonit:
BENZINË
1.23 cent- Kosovë
1.41 cent -Shqipëri
1.43 – Mali i zi
1.17 – Bosnjë
1.17 – Maqedoni e Veriut
1.37 – Serbi
NAFTË:
1 euro e 18 centë – Kosovë
1 euro e 39 centë – Shqiperi
1 euro e 40 – Serbi
1 e 30 – Mali i zi
1 euro e 14- Bosnjë
1 e 13 – Maqedoni e Veriut
GAZI:
51 cent – Kosovë
67 cent – Shqiperi
80 cent- Serbi
67 cent – Mali i Zi
69 Cent – Bosnjë
67 cent – Maqedoni e Veriut
Nga ana tjetë duhet të përmendim faktin që, ndryshe nga disa vende të rajonit, Shqipëria ka në çmimin e naftës të përfshirë edhe taksën e qarkullimit të cilën disa nga shtetet e rajonit e kanë veçmas. Pra thënë këtë, çmimi i naftës në Shqipëri nuk është më i larti në rajon sepse po t’i heqim taksën e qarkullimit që vendet e tjera e kanë veç pasi po t’i shtosh çmimit të këtyre vendeve taksën e qarkullimit shkon më lart se në vendin tonë. Lexo.al/