Shqipëria është kthyer tashmë në një vend tërheqës për sipërmarrjet e huaja në sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, falë politikave fiskale lehtësuese dhe lançimit të projekteve strategjike.
Teksa mbetet një vend mjaft atraktiv edhe për biznesin gjerman, që ka rritur ndjeshëm investimet vitin e fundit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet gjermane janë rritur në 6-mujorin e parë të këtij viti në shifrën e 21 milionë eurove, nga vetëm 1 milionë euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Sipërmarrjet gjermane janë shtrirë në sektorin e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit.
Gjermania po bashkëpunon me qeverinë shqiptare, për te promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjike. Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliardë euro, kontribut që e bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dy palëshe.