Të gjithë e kemi diçka ose disa gjëra që nuk na pëlqejnë, ndoshta këto mospëlqime kalojnë edhe në urrejtje. Në fakt gjithçka varet nga karakteri dhe mënyra se si i shohim gjërat. Dikush mund të pëlqëjë aromën e luleve, dikush tjetër mund ta urrejë, pra çdo gjë është çështje këndvështrimesh dhe preferencash. E duket se këtu ka ndikim edhe shenja e horoskopit, sipas karakteristikave të secilës. Psh, mendoni se një Luan e urren vëmendjen e tepërt? Absolutisht që jo, përkundrazi. Por një Ujor mund ta urrejë vërtet.
Sipas shenjës tuaj të Horoskopit kjo është gjëja që urreni ose nuk duroni dot.
Dashi-Këta njerëz nuk kanë durim, kështu që mos i lini kurrë të presin.
Demi-Demi nuk mund të tolerojë që dikush t’i harrojë ose t’i lërë pas dore.
Binjakët-Binjakëve nuk iu pëlqen të mërziten dhe shpesh herë njerëzit e afërt marrin detyrën për t’i argëtuar.
Gaforrja-Kjo shenjë urren vetminë.
Luani-Luani urren t’i japësh këshilla ose porosi kur ka njerëz perreth. Mendojnë se humbin prestigjin.
Virgjëresha-Kjo shenjë e zodiakut i urren stuhitë dhe bubullimat më së shumti.
Peshorja-Peshores nuk i pëlqen padrejtësia. Simboli i saj është gjithashtu ‘peshorja’, apo jo?
Akrepi-Nëse doni të jeni miq me një Akrep, mos u mundoni të bëni lojëra psikologjike me ta. I urrejnë.
Shigjetari-Shkrimi i mesazheve është argëtues sidomos kur i shtojmë disa emoji sepse bëhet më interaktiv dhe ekspresiv. Sidoqoftë, Shigjetarët i urrejnë emojit. Kështu që mos ia dërgoni!
Bricjapi-Bricjapët turpërohen lehtë prandaj është mirë mos t’jua shprehni dashurinë në publik.
Ujori-Ujori urren të përballet me dikë edhe në qoftëse ka probleme të mëdha me të ose ja ka bërë borxh.
Peshqit-Kjo shenjë uji urren të kritikohet. Nëse jeni të martuar me një të shenjës së peshqve, atëherë e dini se çfarë nuk duhet të bëni kurrë!