Bashkia e Tiranës po monitoron situatën e transportit publik në kryeqytet. Përmes një reagimi për mediat, Bashkia bën me dije se po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse.

“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.