Steve Jobs vazhdon të mbetet një frymëzim për gjithë botën e teknologjisë, dhe pa këmbënguljen dhe vizionin e tij teknologjia nuk do të kishte arritur në nivelet që është sot. Ai ka qenë përherë i përqendruar tek prodhimi i një produkti perfekt dhe përherë përpiqej të arrinte atë që të tjerët e mendonin si diçka të paarritshme. Më poshtë ju kemi listuar 8 mësime suksesi prej Steve Jobs, të nxjerra nga arritjet, fjalimet, si dhe nga vetë historia personale e jetës së tij.
Gjithçka nis me produktin.
Nëse mund të mësojmë diçka prej Jobs, ajo është pikërisht përqendrimi i tij maksimal tek produkti. Ai mund të bënte gjithçka për të arritur një produkt sa më perfekt të ishte e mundur. Paraprakisht Jobs e kishte një vizion se çfarë donte të arrinte dhe atë e kishte kthyer në një qëllim, deri në nxjerrjen në jetë të atij produkti. Kuptohet që produkti nuk është gjëja më e rëndësishme në një kompani, por është ajo që e bën diferencën midis kompanive në ditët e sotme.
Qëndroji larg të tjerëve.
Në momentin që u ndërtua Mac, Apple ishte menduar të ishte ndryshe nga të tjerët dhe të bënte gjëra që kompanitë e tjera kompjuterike nuk i kishin bërë ndonjëherë më parë. Aktualisht Apple e ka treguar se të jesh ndryshe nga të tjerët, përbën një diferencë shumë të madhe në marketingun e sotëm. Tashmë është e qartë se kur bëhet fjalë për risi dhe ide të reja, Apple vjen e para në renditje ndërmjet kompanive të së njëjtës natyre.
Ti duhet të jesh këmbëngulës.
Të bëhesh një lider i suksesshëm në një fushë të caktuar, apo të të ndërtosh një biznes të suksesshëm, duhet të këmbëngulësh fort. Nuk është gjë e thjeshtë për t’u bërë, sepse të gjithë do të kishin tashmë biznesin e tyre. Steve Jobs pati plot probleme gjatë krijimit të Apple dhe avancimit të kompanisë në vite. Ai madje u largua prej Apple për njëfarë kohe, kur ishte e nevojshme. Pra, sado kohë të vështira të jesh duke kaluar, çelësi i suksesit mbetet këmbëngulja.
Cilësia ka më tepër rëndësi se sasia.
Nëse nuk e dini, Jobs ishte i fiksuar për të parë produkte perfekte. Ai kërkonte perfeksionin në produktet Apple. Është shumë e thjeshtë të fokusohesh në një fushë të caktuar për të nxjerrë një produkt perfekt, duke neglizhuar fushat e tjera, ndaj nëse je pjesë e botës së biznesit, duhet të dish se në ditët e sotme diferenca bëhet prej cilësisë.
Mos ndalo duke sjellë risi.
Siç e përmendëm edhe më lart, Apple është shembulli më i mirë i inovacionit në botën e teknologjisë. Jobs ishte gjithë në përpjekje për të sjellë diçka të re që mund t’i shtonte Apple për ta diferencuar nga çdokush tjetër. Risitë janë çelësi për t’u rritur dhe nëse nuk je në gjendje të sjellësh risi, atëherë do të shfaqet dikush tjetër dhe do të ta kalojë.
Beso në veten tënde.
Një nga thëniet më të famshme të Jobs në fjalimin e Universitetit të Standfordit ishte që nuk mund të ecësh dot duke parë nga e ardhmja, por vetëm duke parë nga e shkuara. Kështu e kupton se çfarë është duke kërkuar e ardhmja. Kjo do të thoshte se duhet të kesh që sot besim tek vetja se nesër do të qëndrosh në oborrin e suksesit.
Dashuroje atë që bën.
Ndoshta Steve Jobs nuk ishte i vetmi që na mësoi se duhet ta donim atë që bënim, në mënyrë që të rezultonim të suksesshëm në atë gjë. Ka shumë persona që punojnë fort, por nuk e duan atë që bëjnë, ndaj dhe nuk korrin sukses. Nëse përpiqesh të korrësh sukses në diçka që do, nuk e kea q të vështirë rrugën. Do të bësh çdo gjë i lumtur dhe do të kënaqesh me çdo rezultat të vogël pozitiv që do të arrish, Nuk do të kesh në mendje atë zërin që do të të thotë “Edhe sa kam për të bërë?”.
Jep maksimumin tënd në gjërat që bën.
Duhet të japësh 100% të vetes në gjithçka që bën. Në një botë si kjo ku jetojmë, në të cilën të gjithë duket sikur janë kundër të gjithëve, duhet të bëjmë përpjekjet maksimale për të qenë ne në krye të asaj që bëjmë duke dhënë maksimumin tonë. Madje as të qenurit në krye nuk duhet të na ndalë, sepse suksesi asnjëherë nuk ka fund.
Kush ishte Steve Jobs? Dhe çfarë është bërë me të vërtetë sot Apple?
Dhjetë vjet pas vde kjes së tij, një ikje e pritur, por që erdhi si god itje e befasishme nga lajmet në TV, gjëja që vazhdon të diskutohet më shumë për themeluesin, është se sa mungesa e tij ka ndryshuar fatin tonë. Një lojë ndoshta për nostalgjikët, edhe pse është e pamundur të harrosh se si gjenialiteti nuk ndjek një vijë të drejtë. Dhe që në teknologji të ndryshosh idenë, apo të shohësh një ide të dështojë, është praktikisht burim krenarie: “Teknologjia nuk është asgjë: gjëja me të vërtetë e rëndësishme është të kesh besim te njerëzit”. Ai e kishte atë, sidomos tek vetja.
Nuk ka provë se çfarë do të kishte ndodhur, po të mos kishte ikur kaq shpejt – ishte vetëm 56 vjeç. Steve, ishte një njeri me sindromën e realitetit të shtrembëruar, i cili besonte që bota e vërtetë ishte ajo që ai kishte në kokë. Nuk është sëmundje, përkundrazi, magjia ishte pikërisht që atë botë ai e bëri reale për të gjithë. Si për shembull atëherë kur, një natë para hapjes së Apple Store në Cupertino, ndryshoi të gjitha tavolinat sepse nuk i pëlqenin. “Nuk është e mundur”, i thanë. “Eshtë e mundur”, u përgjigj ai. Dhe u bë e mundur. Apple ndjek ende atë objektiv sot, megjithëse duke përdorur mjete të ndryshme si çelës suksesi: iPhone, iPad, Mac, janë ende aty, por ajo që të bën të mahnitesh, është çfarë që ka brenda. Ato shërbime që – natyrisht – bluajnë miliarda e miliarda dollarë, por na lejojnë të kemi jetë në xhepat tanë. Dhe të jemi në gjendje ta kontrollojmë atë thjesht me një prekje të gishtit.