Ministra e Shëndetësisë së Spanjës ka miratuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer dhe Moderna për qytetarët mbi 70 vjeç.
Deri më tani Spanja ka vaksinuar me dy doza rreth 78% të popullsisë së saj. Ministria e Shnëdetësisë bëri me dije se dozën e tretë duhet aplikuar 6 muaj pasi personi ka marrë dozën e dytë.
Më herët aplikimi i dozës së tretë në Spanjë ishte miratuar për pacientët me sëmundje të rëndë dhe grupe të tjera të rriskuara.