SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Sali Berisha, zevendesi i tij Ilir Meta dhe ministri i Brendshem, gjate nje seance parlamentare, ku u miratuan pa pranine e opozites dy ministrat e rinj te qeverise, Edmond Haxhinasto si minister i Jashtem dhe Ilri Meta Minister i Ekonomise.

Treshja opozitare, Basha-Berisha-Meta gjatë jetës së tyre politike kanë dhënë deklarata pro dhe kundër njëri-tjetrit që bien në kundërshtim edhe me veten e tyre. Nuk kanë munguar deklaratat e forta të Berishës prej ditësh por e fundit është Basha dje, kur akuzonte Berishën dhe Metën si persona në hall. “Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin bashkë të tre se i keni të njëjtat “ tha Bashan ë kuvend teksa i drejtohej Ramës duke përfshirë Metën e Berishën si dy brinjët e tjera të trekëndëshit . Njësoj ka bërë edhe Berisha i cili ka konsideruar vazhdimisht Bashën si të paaftë ose peng pas përjashtimit të tij nga Partia Demokratike nga ky i fundit.

Më poshtë po ju sjellim një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku ironizohen deklaratat e ‘pafytyra’ të treshes (Basha-Meta-Berisha). Streha e fundit e maskarenjve (Basha-Metës), personalitet i politikani europian (Meta-Bashës), nuk e ka fajin LSI-ja që zgjohet vonë( Meta- Bashës), udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar (Basha Berishës), trekëndës i Bermudës me Ramën e Metën (Basha-Berishës) i pabesë (Berisha-Bashës), politikan serioz (Meta-Berishës) ai është banditi e kryebanditi (Meta-Berishës) janë pikërisht këto deklarata dhe shumë të tjera të bëra nga të njëjtët persona për njëri -tjetrin. Lexo.al/