Një studim i ri nga Universiteti i Çikagos sugjeron që ilaçi masitinib mund të jetë efektiv në trajtimin e COVID-19. Të dhënat u botuan në Science.
Ilaçi, i cili është testuar për disa sëmundje, por ende nuk është miratuar për trajtim te njerëzit, “pengoi” hyrjen e SARS-CoV-2 në qelizat njerëzore dhe kafshët, duke çuar në ngarkesa shumë më të ulëta virale. Studiuesit nga Shkolla e Inxhinierisë Molekulare në Universitetin Pritzker (PME) gjithashtu zbuluan se ilaçi mund të jetë efektiv kundër llojeve të ndryshme të koronaviruseve dhe pikornaviruseve.
Gjithashtu, për shkak të mënyrës se si pengon riinfektimin, ilaçi mbetet efektiv kundër mutacioneve të COVID-19. “Masitinib, mund të jenë një trajtim i ri potencial për pacientët me COVID-19, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. COVID-19 ndoshta do të qëndrojë me ne për shumë vite, ndërsa mund të shfaqen koronaviruse të reja.
“Gjetja e ilaçeve ekzistuese që kanë veti antivirale mund të jetë një pjesë e rëndësishme e trajtimit të këtyre sëmundjeve,” tha studiuesi kryesor profesor Savas Tay. Hulumtuesit më pas punuan me kolegët në Universitetin e Louisville për të testuar ilaçin te kafshët. Ata zbuluan se ulën ngarkesën virale të SARS-CoV-2 me më shumë se 99%, si dhe nivelet e citokinës inflamatore te minjtë.
Në të njëjtën kohë, studiuesit filluan testimin e ilaçit te qelizat kundër viruseve të tjerë dhe zbuluan se ishte po aq efektiv kundër pikornavive, të tilla si hepatiti A, poliomieliti dhe rinoviruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu e testuan atë në kulturat qelizore kundër mutacioneve alfa, beta dhe gama të koronavirusit dhe zbuluan se funksionoi po aq efektiv, pasi lidhet me proteazën dhe jo me sipërfaqen e virusit.
Tani, ekipi shkencor po punon me kompaninë farmaceutike që ka zhvilluar ilaçin për ta modifikuar atë në një ilaç edhe më efektiv antiviral. Ndërkohë, vetë masitinib në të ardhmen mund të përdoret në provat klinike te njerëzit si një trajtim për COVID-19.
Pandemia në të cilën jetojmë nuk është shpërthimi i parë i një koronavirusi dhe nuk do të jetë i fundit. “Përtej vaksinave, ne do të kemi nevojë për trajtime të reja, të disponueshme për ata që janë të infektuar,” përfundojnë shkencëtarët.