Stuhitë që kanë përfshirë Evropën Perëndimore kanë shkaktuar ndërprerje të linjave hekurudhore në Gjermani, ndërprerje të energjisë elektrike në Francë, si dhe dëme në Holandë.
Rreth 250,000 shtëpi franceze mbetën pa energji elektrike këtë të enjte.
Si pasojë e stuhisë, në disa pjesë të Gjermanisë, shërbimet e trenave u shkëputën përkohësisht.
Në Holandë, erërat e forta “shkulën” tjegullat nga çatitë dhe pemët në një lagje banimi në qytetin jugperëndimor të Barendrecht, duke plagosur të paktën katër persona.
Shërbimet e motit kanë paralajmëruar stuhi të tjera.