Plot 96 % e studentëve të Universitetit prestigjoz të Harvardit janë vaksinuar deri në 8 tetor të këtij viti, pasi Universiteti kërkoi vaksinim për gjithë studentët që do jenë në kampus këtë vjeshtë.

“Teksa ne punojmë për të arritur nivelin më të lartë të vaksinimit të nevojshëm për të mbrojtur komunitetin tonë, ne po e zgjerojmë kërkesën për vaksinim te i gjithë komuniteti i Harvard, përfshirë fakultetin, stafin, hulumtuesit. Vini re që individët e pavaksinuar do të jenë subjekt i masave të tjera si testimi i rregullt”, tha në një deklaratë presidenti i Harvard.

Për studentët ndërkombëtarë që nuk kanë patur akses në vaksinim deri në momentin kur mbërrijnë në kampus, Harvard ka ofruar vaksinim në Qendren e Shërbimit Shëndetësor.