Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Në fokus të takimit mes ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm ishin sfidat e reja, thellimi i Reformës në Drejtësi, konsultimi i hartës së re gjyqësore, plotësimi i vakancave.
“Takova sot Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, në kuadër të një serie takimesh të parashikuara me drejtuesit kryesorë të zbatimit të ligjit në vend. Sfidat e reja, thellimi i Reformës në Drejtësi, konsultimi i hartës së re gjyqësore, plotësimi i vakancave në sistemin prokurorial, zbatimi me efikasitet i ligjit të dekriminalizimit, bashkëpunimi ndërgjyqësor me jashtë, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, bashkërendimi i punës për të patur një sistem unik statistikor për treguesit e kriminalitetit etj, ishin pikat kryesore të diskutimit mes dy institucioneve tona. Ramë dakord për të patur takime periodike për çështje me interes të përbashkët sipas ligjit”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Manja.