Zhvillohet sot në Tiranë edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse.
Ditën e sotme kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00.
Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George W. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.
Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.
Për kategorinë “Marathon” me 42 kilometra çmimet janë:
Vendi i tretë: 2000 Euro
Vendi i dytë: 3000 Euro
Vendi i parë: 5000 Euro
Për kategorinë “Half Marathon” 21 kilometra çmimet janë:
Vendi i tretë: 1000 Euro
Vendi i dytë: 1500 Euro
Vendi i parë: 2000 Euro
Për kategorinë “Tirana 10K” çmimet janë:
Vendi i tretë: 500 Euro
Vendi i dytë: 600 Euro
Vendi i parë: 800 Euro
Për kategorinë “We too” çmimet janë:
Vendi i tretë: 300 Euro
Vendi i dytë: 400 Euro
Vendi i parë: 500 Euro.
Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.