Jozefina Topalli është e bindur që Lulzim Basha do shkarkohet nga Kuvendi, madje përdor frazën “do ta kapin hopa bashkë me kunatin dhe e largojnë”.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me analistë, Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Ndërkohë Topalli hodhi poshtë zërat se do kandidojë për kryetare e PD. Më poshtë pjesë nga deklaratat e bujshme të zonjës Topalli dhënë për gazetarin Qafoku.

Zonja Topalli, a aspironi ju për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?

Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të je aty. Por jo kryetare.

A do merrni pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike?

Nuk e di. Nuk e kam menduar një gjë të tillë.

Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin. Çfarë do ndodhë nëse ai dhe kryesia nuk e njeh?

Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.

Po nëse nuk e njeh Kuvendin?

E kapin hopa dhe e e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.

Kush?

Anëtarësia vetë.

Po nëse çështja shkon në gjykatë?

Nuk shkon hiç në gjykatë se kur vendos Kuvendi nuk ka më vend për gjykatë.

Po Basha nuk e njeh kuvendin. Vulën e merr.

Bashkë me kunatin, hopa dhe e largojnë

Hopa?

Po si kujton ti. Si jo? Kush është ai? Do pushtojë karrigen?

Ai ka vulën

Pas Kuvendit, mbyllet Kuvendi, bëhen ndryshimet statutore. Fuori.

Po ai mund të pretendojë se në Kuvend ka patur firmëtarë që nuk ishin delegatë.

Për gënjeshtra ai…

Zonjë mund të vendosë gjykata ndryshe

Kur vendois Kuvendi nuk ka më gjykatë.

Zonja Topalli ju nuk e keni dashur Bashën që në vitin 2004 dhe gjatë gjithë kësaj kohe.

Në 2017 Rama i tha Bashës largo Topallin nga Kuvendi.