David Trezeguet, ish-s u l m ue s i Juventus, ka folur për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.
S ul mu esit – “S u lm uesi më i fortë? Them Lewandowski. Ka gjithçka, është i shpejtë kur duhet, përdor të djathtën dhe të majtën, ka një kontroll të topit të nivelit të lartë”.
“Haaland është prototipi i numrave 9-të të së ardhmes. Është unik. Mbappe? Unë them gjithmonë se është numri një. Kane? Lojtar i madh, por ka ardhur momenti të bëjë hapin e madh dhe në fund mbahet mend çfarë ke fituar. Lukaku? Bota ndryshon pa Conte-n”.
Seria A – “Skuadra favoritr për titullin? Është akoma herët për ta thënë, por kujdes nga Napoli: është një skuadër solide, sulmuese dhe ka entuziazëm”, ka thënë Trezegol.
Për Juventus-in dhe Federico Chiesa-n: “Nuk është një sulmues i parë, kjo është e sigurt. I pëlqejnë hapësirat, i pëlqen të niset nga krahët, nuk do të jetë kurrë një Osimhen. Për mua është një sulmues krahu ose sulmues i dytë. Federico mendon pak, por ndikon shumë, kalon kundërshtarin, është më vendimtar se të gjithë. Është ndryshe nga të tjerët dhe Juventus-it i duhet shumë”.