Në puntatën e kaluar të Për’puthen Prime u diskutua një sekuencë që kishte ndodhur midis Hysen Ramaj (Bushi) dhe Bruno Shemshos. Hyseni ishte revoltuar, duke kaluar deri në përballje fizike nga një koment i Brunos, të cilin ky i fundit mohoi ta ketë thënë. Pjesë e gjithë kësaj u bë pjesë dhe Bajo, të cilin produksioni e përjashtoi pasi ai ndërhyri në konfliktin e tyre dhe kërkoi të përballej fizikisht me Hysenin për shokun e tij Bruno.
Bajo tha se nuk kishte pasur përplasje fizike me të, ndërsa Hyseni reagoi sot për herë të parë rreth ngjarjes. “Bajo me gojën e vet më ka thënë që është hedhur për të më mbajtur mua mos të bëja veprime të nxituara dhe produksioni e ka nxjerr sikur Bajo donte të më godiste mua që të kishte arsye për ta përjashtuar, megjithatë pres që Bajo ta shjegoj vetë këtë pjesë më mirë në të kundërt do e shpjegoj unë vet, sepse dhe unë jam habitur kur e pash atë pjesë në TV, sepse unë kisha ikur në atë moment dhe me Bajon s’kam pasur asnjëherë probleme, kunja apo ironi, përkundrazi”,- ka shkruar Hyseni (Bushi).
Kujtojmë se bashkë me Hysenin dhe Bajon u larguan nga programi dhe Dorian Kuka, Artan Shaba e Aleksi, e këtë javë kanë hyrë 4 djem të rinj.