Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë publike listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat të cilët kanë kryer korruspion të rëndësishëm ose ndryshe korrupsion të nivelit të lartë.

Këtë listë DASH do e dorëzojë në Kongresin Amerikan. Në emrat e listuar, është edhe ai i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe familjarët e tij të cilët para pak kohësh u shpallën non-grata nga DASH me aku zën se kishte shpërdoruar detyrën e tij për korrupsion.

Në shkresën e dërguar në kongres, thuhet se sekretari amerikan i shtetit mund të shpallë non grata edhe familjarë të personave që janë përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Kjo shihet edhe më poshtë ku krahas emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë edhe emrat e familjarëve të tij, bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Gazeta Tema