Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi si dhe dhe forcimi i kapaciteteve dhe trajnimi i profilizuar i prokurorëve, ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Manja ka bërë të ditur detaje për çështjet e diskutuara dhe fushat kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ministrive respektive në takimin me diplomaten franceze.

Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, asistenca ligjore për Shkollën e Magjistraturës, forcimi i kapaciteteve dhe trajnimi i profilizuar i prokurorëve, drejtësia restauruese për të mitur janë disa prej fushave kryesore të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy vendeve tona dhe ministrive respektove, shkruan Manja.

Ambasadorja Elisabeth Barsacq garantoi se mbështetja direkte e Francës për Shqipërinë, por edhe në kuadër të projekteve të BE për forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.