Edhe nëse hani diçka të shëndetshme në mëngjes, ndoshta ky ushqim nuk iu jep energjinë e nevojshme. Studiuesit shprehen se duhet t’i kushtohet një vëmendje e madhe pjesës së proteinave, pasi jo vetëm që sigurojnë “karburantin” e nevojshëm, por nëse nuk i përfshini në këtë vakt, do të ndiheni më të uritur në mesditë. Këto janë ushqimet që duhet t’i bëni pjesë të mëngjesit tuaj.
Vaj liri-Vaji i linit është i pasur me acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se ruan energji të qëndrueshme dhe nivele të balancuara të sheqerit në gjak. Përveç kësaj, e mban zemrën të shëndetshme.
Arrat-Arrat janë një burim i mirë i proteinave, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, duke parandaluar simptoma të tilla si lodhja, dhimbjes e kokës dhe nervozizmi.
Kos-Duhet ta përfshini në mëngjes për shumë arsye: përmban probiotikë, të cilët rrisin tretjen dhe luftojnë bakteret e gojës që shkaktojnë erë.
Margarinë-Zëvendësoni gjalpin me margarinë, pasi përmban yndyrna të pangopura siç janë acidet yndyrore omega-3. Por gjithmonë sigurohuni që të kontrolloni etiketën e produktit që zgjidhni pasi margarina nuk duhet të përmbajë yndyrna trans.
Kanellë-Kjo erëz mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, duke ndihmuar trupin të metabolizojë glukozën më shpejt. Gjithashtu i jep një shije të ëmbël ushqimit, pa kalori shtesë. Spërkatni kanellë mbi drithërat, kosin, kafen e mëngjesit dhe kudo.